Telegrafi

“Më trajtuan si kriminel pas gabimeve”

Yuto Nagatomo ka thënë se është trajtuar si kriminel pas gabimeve të bëra në ndeshjen me Napolin, por ai shtoi se është krenar që është futbollist i Interit.

Mbrojtësi japonez dështoi ta largojë topin pas një harkimi dhe Jose Callejon që ishte pas tij shënoi për 1-0, që ishte edhe goli vendimtar i ndeshjes.

“Në Itali, nëse luan mirë të trajtojnë si Zot”.

“Nëse luan keq, ti do të kritikohesh sikurse të ishte kriminel. Nuk ka moral, nuk ka respekt”.

“Jam krenar që punoj në një mjedis të vështirë dhe e bëjë me sukses. Jam këtu qe shtatë vite. Kjo më jep forcë për të parë në të ardhmen”, ka thënë Nagatomo. /Telegrafi/