Site icon Telegrafi

Trajtimi i sëmundjeve të zemrës pritet të bëhet në një institut të vetëm

Foto: Ilustrim

Në draftin e ri të Ligjit për Shëndetësi është theksuar nevoja për themelimin e Institutit për sëmundje të zemrës. Mjeku kardiolog Daut Gorani tha për RTV Dukagjini se një gjë e tillë do të ngritë cilësinë e shërbimeve në QKUK.

Themelimi i Institutit për sëmundje të zemrës, i cili do të përfshinte tri klinikat e këtij profili, Kardiologjinë Konservative, Kardiologjinë Invazive dhe Kardiokirurgjisë, parashihte te ndodhë me ligjin e ri për Shëndetësinë.

Mjeku kardiolog Daut Gorani tha për televizionin Dukagjini se ekzistojnë të gjitha resurset për të krijuar një Instituti të tillë.

“Do të ishte ideale po të ishte në një ndërtesë por edhe kështu në QKUK ka mjaftë hapësira janë disa edhe në ndërtim e sipër prandaj edhe akomodimi do të mund të bëhet ose në këto hapësira ose në hapësirat e reja që janë duke u ndërtuar, në këtë Institut në këtë njësi do të mund të akomodoheshin tri klinika”, deklaroi për RTV Dukagjinin,  Daut Gorani, përcjell Telegrafi.

Gorani tha se brenda Institutit të sëmundjeve të zemrës parashihen departamentet apo repartet sipas marrëveshjes mes klinikave në mënyrë që të jetë adresa e vetme për trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Gorani tha se ky Institut duhet të plotësojë kushtet për punë.

“Furnizimi me material shpenzues do të duhej të ishte i vazhdueshëm sepse një Institut i tille do të kërkoj mbështetje nga shteti por edhe do të kursente miliona euro ashtu si kemi bërë deri më tani në vitet e fundit sidomos Kardiologjia Invasive ka arritur të kursej miliona euro”, shtoi më tej Gorani.

Gorani thotë se riformatizimi i organogramit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës duhet ta ketë fokusin në Institutin e Sëmundjeve të Zemrës , pasi që ndarja e klinikave të zemrës sipas tij ka larguar mes vete edhe specialistët dhe koordinimi i punës ka qenë më i vështirë.

Gorani thotë se Instituti do të mundësoj konsultime më të afërta ndërmjet kardiologëve konvencional, atyre invaziv dhe kardiokirurgëve./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version