Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vend që ofron procedurën minimalisht invazive Rezūm™ Water Vapor Therapy për trajtimin e hiperplazisë beninje të prostatës.
Kjo metodë shfrytëzon ngrohtësinë e avullit të ujit për të shkatërruar tepricën e qelizave që shkaktojnë zmadhimin e prostatës. Procedura kryhet nga një ekip urologësh me përvojë: Dr.Aleksandar Mickovski, Prof. Dr. Sotir Stavridis dhe Dr. Vlladimir Llozanovski.
“Gjatë kësaj procedure minimalisht invazive, përmes një gjilpëre të vogël trajtohet drejtpërdrejt indi i zmadhuar i prostatës me avull uji. Avulli kondensohet shpejt, duke çliruar energji termike që shkatërron qelizat e indit të zmadhuar. Si rezultat i shkatërrimit të qelizave, prostata zvogëlohet, tensioni mbi uretrën reduktohet, rrjedhja e urinës përmirësohet dhe simptomat e HBP-së lehtësohen,” shpjegon Dr. Mickovski.
Numri i trajtimeve me avull varet nga madhësia e prostatës, ndërsa reagimi ndaj këtij trajtimi ndryshon nga pacienti në pacient.
“Përparësia kryesore e kësaj procedure minimalisht invazive është ruajtja e plotë e funksionit seksual, duke përfshirë edhe mundësinë e ejakulimit të spermës, diçka që deri tani nuk ishte e mundur me procedurat e tjera. Procedura është e shkurtër dhe pacienti mund të largohet nga spitali brenda së njëjtës ditë, zakonisht pas 2 deri në 3 orë,” shpjegon Dr. Mickovski.
Kjo procedurë minimalisht invazive u mundëson pacientëve një rikthim të shpejtë në aktivitetet e përditshme. Përmirësimi i simptomave zakonisht fillon të ndihet pas rreth dy javësh, ndërsa shërimi i plotë mund të pritet brenda një periudhe prej tre muajsh.
Dr. Aleksandar Mickovski shpjegon se shenjat e zmadhimit të prostatës janë të pranishme tek 50% e meshkujve mbi 60 vjeç dhe tek 90% e meshkujve mbi 85 vjeç. Hiperplazia beninje e prostatës është një proces patologjik i cili shkakton shumëzim të tepërt të qelizave të prostatës, që rezulton me zmadhimin e volumit të gjëndrës. Ky zmadhim mund të shkaktojë obstruksion të uretrës, vështirësi në zbrazjen e fshikëzës së urinës dhe në disa raste bllokim të plotë. Simptomat kryesore të hiperplazisë së prostatës përfshijnë: urinim të shpeshtë, vështirësi në fillimin e urinimit, nevojë të papritur dhe të fortë për të urinuar, derdhje të dobët të urinës, përforcim të fillimit dhe mbajtjes së urinimit, si dhe urinim gjatë natës.