Telegrafi

Trajtimet e veçanta

Përbërësit themelorë janë qumështi dhe toniku, këtyre u shtohen edhe një heqës makijazhi për sytë dhe buzët.
Për pastrimin me themel nuk duhet të mungojnë pastrimi dhe fërkimi me kokrriza, maska, baltë jeshile dhe disa vajra esencialë që duhen përzier me baltën. Nuk duhen nënvlerësuar as barërat që pastrojnë dhe hapin poret, duke ndihmuar lëkurën të nxjerrë jashtë papastërtitë dhe pjesëzat ndotëse; në të njëjtën kohë, barërat që përdoren nga ata që i njohin mirë ndihmojnë në zbutjen e irritimeve.

Për të marrë të mirat maksimale nga avulli, duhet zierë uji dhe hedhur në një enë ku të keni hedhur barërat tuaja të bukurisë që mund t’i keni blerë në barnatore. Pastaj duhet të mbuloni kokën me një peshqir dhe të mbani fytyrën mbi enë për rreth dhjetë minuta, duke bërë të mundur që ajri të shkojë mbi fytyrë pa shkuar dëm.

Mes barërave pastrues janë hithra dhe kamomili, mes tkurrësve limoni, menta dhe portokallia e egër.
Për përgatitjen e maskës me baltë, përdorni vajrat esencialë:
▪ për lëkurën e yndyrshme – rozmarinë.
▪ për lëkurën e thatë, por të papastër – esencë trëndafili, jasemini ose kamomil.

Pasi të keni pastruar me themel lëkurën, kushtojini disa minuta qetësi të plotë vetes me një masazh delikat me majë të gishtave, pastaj vendosni krem hidratues në fytyrë dhe gushë, derisa të jetë përthithur tërësisht. /Telegrafi/