Telegrafi

Trajtim për të rritur dendësinë e flokëve

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Përveçse të luftojmë humbjen e flokëve, dëshirojmë dhe të nxitim rritjen dhe dendësinë e tyre. Parandalimi i këtij problemi na përkujton “teknikat” e përdorura në të kaluarën, për arsye se një kurë për humbjen e flokëve me metoda natyrore është një opsion i mirë, pasi që shmanget stresi i krijuar në rrënjët e flokëve dhe stimulohet qarkullimi i gjakut. Duke përdorur përbërësit natyral arrihet një rezultat mjaft i lartë.

Përbërësit:
▪ 60 ml vaj ulliri organik (i ngrohur)
▪ 8 pika vaj esencial rozmarine
▪ 8 pika vaj esencial sherbele
▪ 8 pika vaj esencial livande

Aplikojeni këtë përzierje në flokë të lagur, të sapolara. Mbulojeni kokën me një kapuç dushi. Lëreni maskën të veprojë për 2 orë. Më pas, shpëlajini flokët me shampo dhe balsam, si zakonisht.

Ky trajtim preferohet një herë në javë. /Telegrafi/