Site icon Telegrafi

Trajtim për flokët që kanë humbur shkëlqimin

Ju duhet vaj bajameje, ulliri, ricini dhe vaj prej trëndafilave. Përzieni nga dhjetë njësi (lugë të vogla) të vajit të bajames, ullirit dhe ricinusit, dhe vetëm një njësi vaj trëndafili.

Këtë përzierje vendoseni në flokë para se të flini, mos e lani por lëreni të veprojë gjatë natës. Mbi jastëk vendosni peshqir ose mbulojini flokët me ndonjë shall të pambuktë. Në mëngjes lani flokët me shampon neutral.

Ky trajtim mjafton të bëhet njëherë, mirëpo nëse mendoni se ia vlen të përsëritet sërish, atëherë lirshëm bëjeni. Të gjithë përbërësit janë natyrorë dhe nuk ju shkaktojnë dëm, por vetëm dobi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version