Në kuadër të projektit ”Lider”, që organizohet nga platforma ”Maqedonia 2025”, do të mbahen trajnime edukuese afariste për profesionistë dhe ndërmarrës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Njohuritë teorike, këshilla dhe fshehtësitë për udhëheqjen e një biznesi të suksesshëm do t’i japin trajnues nga shkolla e biznesit ”Richard Ivey” nga Kanada. Trajnimet do të mbahen nga 9 deri 20 maj.
Projekti i ndihmon Maqedonisë për t’u lidhur me më së paku pesë vende të rajonit, ndërkaq ”Maqedonia 2025” është organizatë joqeveritare, e pavarur, jopartiake, me mbështetje nga e tërë bota, që lidh nisma, zhvillon partneritet global dhe ndihmon në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë./Telegrafi/