Site icon Telegrafi

Trajnohen për zhytje personat me aftësi të kufizuara

"Freedom in the Water – Liria nën ujë" u mundësua nga pronari i pishinës “Swiss Wellness Park”, z. Blerim Aliu. 

Qëllimi i trajnimit ishte që edhe personave me aftësi të kufizuara t`iu mundësohet që të shijojnë kënaqësinë e zhytjes nën ujë.

Klubi i Zhytjes Prishtina i ndërmori të gjitha masat që këto aktivitete të kalojnë pa asnjë ekses, duke u përkujdesur që masat e sigurisë të jenë në nivelin e duhur, gjë që u arrit me sukses. 

Po ashtu, klubi i zhytjes Prishtina, njofton opinionin se edhe përkundër vështirësive materiale që i kanë nuk do të ndalen së vepruari në këtë drejtim, dhe se zotohen se aktivitete të tilla do të organizojnë edhe në të ardhmen. 

/Telegrafi/

Exit mobile version