Në Kavadar ka filluar trajnim për prodhimet organike bujqësore, si pjesë e projektit ”Programi për zhvillim” të Kombeve të Bashkuara – UNDP, e zbatuar nga Qendra për zhvillim të rajonit planor të Vardarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti quhet ”Mbështetje dhe promovim të aktiviteteve të njohura ekonomike turistike dhe hartimi i formëave të turizmit rural”.
Qëllimi i trajnimit është mbledhja e të gjithë bujqve individual të Kavadarit, Negotinës, Demir Kapisë dhe Rosomanit, që prodhojnë prodhime bujqësore dhe të njihen me të gjitha përfitimet e këtyre prodhimeve.
Trajnimi është i fundit në këtë sesion trajnimesh që i mba Qendra për zhvillim e rajonit planor të Vardarit./Telegrafi/