Të qëllosh mollën me revole mbi kokën e dikujt mund t’ju tingëllojë si një veprim që ishte aplikuar gjatë luftërave në shekullin e 15-të, kur përdoreshin shigjetat – por në fakt kjo skenë ka ndodhur në vitin 2017 në Kinë.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur tre ushtarë kinezë qëndrojnë të ulur në tokë dhe mbi kokë mbajnë nga një mollë, derisa kolegët e tyre të cilët ishin dhjetëra metra larg qëllojnë me revole, transmeton Telegrafi.
Anëtarët e Ushtrisë Popullore Çlirimtare, praktikojnë ushtrime tejet të rrezikshme gjatë trajnimit, ku vetëm një lëvizje e gabuar mund t’iu kushtojë me jetë.
Në video mund të shihet se si ushtarët e ulur qëndrojnë pa lëvizur të frikësuar deri në palcë, pasi që nëse plumbi do të fluturonte vetëm një milimetër nën mollë do t’ju kushtonte me jetë. /Telegrafi/