Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, Ushtria amerikane e zhvendosi fokusin e saj të stërvitjes duke përgatitur ushtarët e saj për terrene të tilla, si në Afganistani apo Iraku.
Por, pas më tepër se një dekade, Ushtria amerikane i është rikthyer serish stërvitjes në xhungël, një territor i ngjashëm në shumë vende tropikale.
Në vitin 2013 u krijua një shkollë ushtarake në Waikiki, e cila për shkak të pozicionit gjeografik dhe klimës së saj ka një terren të ngjashëm me disa vende aziatike dhe në paqësor. Pas katër vitesh punë, kanë dalë edhe trupat e parë të formuar nga kjo bazë, të cilës duket se po i jepet akoma edhe më shumë prioritet. /mapo/