Site icon Telegrafi

Trajnime për këshilla karriere në qytetin e Strugës

Në Strugë është duke u mbajtur trajnim për trajnerë për këshilla karriere në kuadër të projektit për përmirësimin e përfshirjes shoqërore përmes forcimit të punësimit ”Dera e hapur – nga të rinjtë, për të rinjtë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti organizohet nga OJQ SEGA, në bashkëpunim me OJQ KABA nga Sllovakia dhe EASP nga Maqedonia.

Përmes këshillave të karrierës për të rinjtë pritet që të përforcohen aftësitë e tyre, njëkohësisht edhe të rritet punësimi, të përfshihen krejtësisht në tregun e punës dhe në shoqëri.

Përmes projektit janë planifikuar më shumë aktivitete përmes të cilave do të krijohen karta sociale për fëmijë dhe të rinj pa përkujdeshje prindërore. Synohet aftësimi i të rinjve, hapja e qendrave për të rinj edhe në Manastir, Prilep dhe Shkup, etj./Telegrafi/

Exit mobile version