Site icon Telegrafi

Trajnime falas për të rinjtë në Maqedoni

Të gjithë të rinjtë të cilët janë të interesuar të ndjekin kurs falas të gjuhës angleze dhe për kompjuter, atëherë duhet të paraqiten na Agjencinë për punësim, transmeton Telegrafi.

Informatat shtesë për këtë projekt do të merren nëpër komunat përkatëse, ku do të vendosen kënde informimi, ndërkaq qëllimi është rritja e konkurencës dhe gjetja e një pune sa më shpejtë.

Për t’u organizuar trajnime të këtilla, duhet të ketë minimum dhjetë kandidatë të interesuar, kurse trajnime të këtilla janë kryer edhe në vitet e kaluara, me po të njejtin qëllim./Telegrafi/

Exit mobile version