Site icon Telegrafi

Trajnim i përbashkët i ARM-së dhe Kryqit të Kuq

Armata e Republikës së Maqedonisë dhe Kryqi i Kuq i RM-së, në stadiumin e qytetit në Shkup do të realizojnë aktivitet të përbashkët trajnues në të cilin do të paraqiten procedura për të shpëtuar jetë gjatë gjendjeve të krizave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në solemnitet do të marrin pjesë përfaqësues të ARM-së, Kryqit të Kuq të RM-së dhe organizatave shëndetësore civile, njofton AIM.

‘Trajnimi është në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të ekzistimit dhe bashkëpunimit shumëvjeçar me Kryqin e Kuq të RM-së’, njoftoi Zyra për marrëdhënie me opinionin e Shtatmadhorisë së RM-së’. /Telegrafi/

Exit mobile version