Site icon Telegrafi

Trajnim për teknologji informatike për të papunësuarit në Maqedoni

Në dhjetë ditët e arshme, të gjithë ata të papunësuar që kanë dhunti për programim do të mund të paraqiten në konkursin e Agjencisë për punësim, për trajnim të përparuar në Teknologjinë informatike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për katër lloje trajnimesh. E para është për HTML5 dhe CSS 3 që ka të bëjë me dizajn të faqeve të internetit dhe për programim të faqeve të internetit.

Trajnimi i dytë ka të bëjë me MCSD aplikacionin ”Net C#” për zhvillim të aplikacioneve kreative internaktive dhe për shërbime në faqe interneti. Trajnimi i tretë ka të bëjë me ORACLE që është i destinuar për zhvillim të aplikacioneve në gjuhën programore PHP, ndërkaq trajnimi i katërt ka të bëjë me ISTQB për testues të cilësisë së softuereve.

Të interesuarit duhet të kenë kryer shkollën e mesme ose atë universitare./Telegrafi/

Exit mobile version