Në lumin Vardar u krye shpëtimi i disa të ”zhyturve” në ujë, nga ana e ekipeve të shpëtimit të Kryqit të Kuq të Bashkisë së Shkupit, pëcjell Telegrafi Maqedoni.
Simulimi i shëptimit i njerëzve të përmbytur në rajonet e krizës u bë në bashkëpunim me ambasadën franceze në Shkup dhe zbatohet për të gjashtin vit me radhë.
Trajnimi ka për qëllim përparimin në sistemin për menaxhim me kriza dhe të ekipeve për përgjigje të shpejtë gjatë katastrofave, me qëllim të angazhimit në situata të vërteta./Telegrafi/