Site icon Telegrafi

Trajnim për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit

Një trajnim për Ligjin për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit në organizim të Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë dhe Zyrës për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimin e zgjedhjeve, sot dhe nesër do të mbahet në Gjevgjeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi Oda e avokatëve të RM-së, trajnimi dedikohet për avokatët dhe zbatohet në kuadër të projektit ‘Trajnimi i avokatëve mbrojtës për Ligjin e ri për procedurë penale dhe të Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit’, i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Qëllimi i projektit është zhvillimi i aftësive të avokatëve lidhur me karaktersitikat kyçe të Ligjit për procedurë penale dhe të Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit. /Telegrafi/

Exit mobile version