Site icon Telegrafi

Trajnim për fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Gostivarit

Si të arrihen rezultate më të mira në trajtimin e fëmijëve me autizëm, ishte qëllimi i trajnimit të sotëm të mbajtur në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, ku të pranishëm ishin defektologë, mësimdhënës, edukatore, punonjës social dhe prindër të fëmijëve me autizëm.

Nga komuna njoftojnë se trajnimin e realizuar profesionistë nga Qendra e Autizmit “Fluturo për jetën” nga Elbasani, në bashkëpunim me Qendrën e personave me aftësi të kufizuar “Porosia” nga Dibra me mbështetje ligjistike të Komunës së Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ligjërues në këtë trajnim ishin logopedi Gjergji Doka, punonjësi social Xhafior Cankja dhe fizioterapisti Erald Pasa, ndërsa në fund të trajnimit u prezantua një video-material me histori suksesi.

Krahas pjesës formale të trajnimit, të pranishmit këmbyen përvojat e tyre në trajnimin e fëmijëve me autizëm, ndërsa prindërit patën mundësi që individualisht të konsultohen me ligjëruesit./Telegrafi/

Exit mobile version