Telegrafi

Trajnim për eksportuesit kosovarë

Bazuar në një njoftim të OEK-së, qëllimi i këtij trajnimi, që do të zgjasë nga data 15 deri me 18 të këtij muaji, është aftësimi i stafit profesional të eksportuesve kosovarë për tu përballur me konkurrencën e fortë rajonale dhe nevoja për menaxhim më të mirë të aktiviteteve eksportuese.

“Ligjërues në këtë trajnim janë trajnues dhe profesionist nga Shërbimi Doganor, Raiffeisen Bank, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit dhe OEK-ja".

OEK-ja po ashtu ka njoftuar se është paraparë që në fund të trajnimit të kryhet testimi i kandidatëve.

"Kandidatët të cilët e kalojnë testin do të marrin Çertifikatën për Zotërim Menaxherial në Eksport, ndërsa për ata të cilët nuk e kalojnë testin parashihet ndarja e Certifikatave për vijim të trajnimit”.

Ndryshe, me këtë trajnim OEK-u dëshiron ti japë kontribut krijimit të një ambienti më të mirë për eksport, ti kontribuoj përmirësimit të pozitës së eksportuesve kosovarë dhe përmirësimit të bilancit tregtar të Kosovës. /Telegrafi/