Telegrafi

Trajnim për edukatore të çerdheve të Strumicës dhe Qystendilit

Në Strumicë ka filluar trajnimi dyditorë i personelit edukativ të çerdhes së këtij qyteti me kolegët e tyre të Qustendilit të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky trajnim është në kuadër të projektit ”Eko-çerdhe për të ardhme të qëndrueshme” që financohet nga IPA programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për Doracakun ekologjik, në drejtim të realizimit të përbërësit të dytë të projektit ”Forcimi i kapaciteteve të personelit edukativ-arsimor”.

Qëllimi i projektit është që kuadri i të dy anëve, përmes pjesëmarrjes të përfshihet në krijimin e praktikave për arsim të mirë ekologjik të fëmijëve të moshës parashkollore./Telegrafi