staffiX do të organizoj trajnimin e radhës në muajin Shkurt 2024 për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – HR1, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, dhe aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.
Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.
Objektivat e trajnimit:
-Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:
-Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.
-Njohuri rreth aktualiteteve të tregut të punës, rëndësisë dhe llojeve të motivimit për punëtorët përmes bashkëbisedimit.
-Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës, llojeve të testimit dhe negocimeve të ofertës për punëtorët potencialë.
-Njohuri mbi krijimin e kanaleve të shëndosha të komunikimit në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve.
-Do të kuptojnë sistemet e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.
-Do të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe onboarding të punëtorëve, si dhe do të njoftohen me këto specifika nga shembuj të kompanive lokale.
-Njohuri mbi procedurat ligjore, me të cilat ballafaqohet një profesionist i HR në vendin e punës.
Temat e trajnimit:
1.Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:
2.Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës (Hyrje).
3.Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe mbajtjes së punëtorëve.
4.Procedura e rekrutimit.
5.Llojet e testimeve përgjatë intervistave, marrja e vendimit dhe negocimi i ofertës.
6.Krijimi i një performance të lartë punuese.
7.Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.
8.Mënyrat e angazhimit të kompanive ndërkombëtare për mbajtjen e fuqisë punëtore.
9.Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.
10.Shkathtësitë e komunikimit për të shkëmbyer feedback ndërkolegial.
11.Katër metodat për shkëmbimin e feedback-ut dhe Planifikimi i Performancës.
12.Kontratat e Punës dhe Anekset Shtesë.
13.Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Rregullorja e Komisionit Disiplinor.
14.Vendimet për Pushime
Orari dhe koha e trajnimit:
Trajnimi do të zgjasë 4 ditë, më datat 20, 22, 27 dhe 29 Shkurt, gjithsej 2 javë dhe do të mbahet të Marteve dhe Enjteve, duke filluar nga ora 18:00 – 20:00.
Vendi i Trajnimit:
Në lokalet e staffiX në Prishtinë. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.staffix.net Tel: +383 45 111 151
Çmimi i Trajnimit:
Kushton 200€ Euro me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.
Early Bird Offer: Ata të cilët kryejnë pagesën deri më datën 11 Shkurt përfitojnë zbritje nga çmimi i trajnimit nga 200€ në 149€.
Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.
Nxitoni, vendet janë të limituara.
Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.
APLIKO – https://www.staffix.net/develop-skills
Biografia e Trajnerit, Shkumbin Ibraimi.
Shkumbin Ibraimi, është Menaxher Senior i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat. Ka mbaruar studimet në Juridik dhe ka ndjekur certifikimet në menaxhimin e projekteve.
Me mbi 15 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësinë e Menaxherit të Burimeve Njerëzore për 5 vite në “CACTTUS”, një ndër kompanitë më të mëdha kosovare në fushën e TIK-ut. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit. Gjithashtu është i certifikuar si Auditor i Brendshëm për ISO 9001 dhe ISO 27001. Ai po ashtu ka qenë Partner Menaxhues dhe Drejtor Ekzekutiv i “Mercurius Consulting”, kompani e cila ishte e specializuar për t’u ndihmuar bizneseve në rritjen e kapaciteteve njerëzore, duke u ofruar shërbime konsulente në fushën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së Stafit, HR Outsourcing, Trajnim dhe Motivim.
Tani ai është CEO i staffiX, një biznes që është i specializuar në zgjidhjet e stafitit, trajnimeve dhe ofrimin e stafit të kualifikuar për kompanitë tjera. staffiX aplikon një frymë të bashkëpunimit dhe unitetit, të cilat janë cilësi të rëndësishme për një biznes që fokusohet në menaxhimin edhe shërbimet e personelit.