Site icon Telegrafi

Trajnim për avokatët mbrojtës, organizuar nga Oda e Avokatëve të Maqedonisë

Sot në Kumanovë, nën organizim të Odës së avokatëve të Republikës së Maqedonisë (OARM), me ndihmë financiare të Ambasadës së SHBA-ve, Zyrës për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimin e dënimeve, u realizua trajnimi me temë ” Përvoja praktike nga zbatimi i deritanishëm i Ligjit për caktimin e llojit dhe matjen e madhësisë së dënimit”.

“Në suaza të trajnimit u praktikua edhe simulim i rastit, ku më pas në debat u cekën problemet me të cilët përballen avokatët në realitet, gjatë zbatimit praktit të këtij ligji. Qëndrimi i avokatëve pjesëmarrës në debat është se Ligji humbet në individualizimin e dënimit dhe bindjes së lirë të gjykatësve dhe se është i pamohueshëm kundërshtimi dhe mospërputhja me vlerat themelore të Kushtetutës së RM”, thuhet në kumtesën e Odës së avokatëve të RM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vazhdim të kumtesës theksohet roli kyç i mbrojtësve në vendosjen e sistemit bashkëkohor dhe të përgjegjshëm të drejtësisë penale, ku jepet shembulli i njërës nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në Maqedoni, ai i zbatimit të sistemit adversial, përparimi i sundimit të së drejtës dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Pikërisht për këtë shkak, qëllimi i projektit është zhvillimi i aftësive të avokatëve sa i përket veçorive kryesore të këtij sistemi dhe vlerësohet se kjo mund të arrihet vetëm me arsimim të vazhdueshëm të avokatëve mbrojtës dhe gjetja e pikave të dobëta të këtyre ligjeve./Telegrafi/

Exit mobile version