Rrjetet sociale i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mënyrës së “re” të shtrëngimit të duarve, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e praktikon me diplomatë nga e mbarë bota.
Ky lloj i shtrëngimit të duarve është bërë aq shumë i “popullarizuar”, sa që tani të gjithë dëshirojnë të mësojnë këtë mënyrë të shtrëngimit të duarve sikurse Trump, transmeton Telegrafi.
Për ta arritur këtë duhet t’i ndiqni me vëmendje katër hapat e thjeshtë. Fillimisht zgjatni dorën, dhe më pas kapni dorën e bashkëbiseduesit.
Më pas e tërhiqni nga vetja me forcë dhe ia goditni shuplakën. /Telegrafi/