Shumë pak të interesim ka ngjallur konkursi për trajnim falas të pilotëve të rinj, për të cilin kanë ngelur vetëm edhe 10 ditë nga mbyllja, thonë nga Qendra për trajnim të pilotëve, e cila ka hapur konkursin në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Agjencinë për punësim në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Borçe Manev nga kjo qendër thotë se të rinjtë që plotësojnë kushtet nuk duhet të hezitojnë për të mos konkurruar. Sipas tij, kandidatët që kryejnë të gjitha testet selektive fitojnë statusin e kadetëve dhe fillojnë shkollimin për pilot ushtarak.
“Statistikat tregojnë se 5 deri në 10 për qind të kandidatëve me sukses arrijnë të bëhen pilot. Procesi të selektimit kemi çdo 6 muaj, dhe në bashkëpunim me Ministrinë, mundohemi ta bëjmë konkursin të jetë vazhdimisht i hapur. 2:27 Nga 11 Korriku fillojmë me procesin e seleksionimit për këtë konkurs, ndërsa në Gusht do të hapet tjetër konkurs”, ka thënë Manev.
Në konkurs do të pranohen 8 kandidatë, të cilët pas trajnimit 18 mujor nënshkruajnë kontratë për marrëdhënie pune me kohëzgjatje prej 4 viteve në Ministrinë e Mbrojtjes.
Frosina Vellkovska nga Agjencia për Punësim thotë se edhe të papunët mund të shfrytëzojnë mundësinë për tu përfshirë në këtë konkurs.
“E jona ishte të informojmë sa më shumë njerëz të papunë, me shpresë që do t kenë mundësi të punësohen”, ka deklaruar ajo./Telegrafi/