Telegrafi

Trajnerja më e moshuar në botë e jogës gjithë jetën i përmbahet një filozofie me të cilën absolutisht çdo gjë është e mundshme

98-vjeçarja Tao Porchon-Lynch është inspirim për të gjithë adhuruesit e jogës.

Si njëra ndër personazhet e reja të fushatës së Atlheta’s Power of She campaign, kjo mësuese vitale e jogës ka ndarë me ne për PopSugar filozofinë sipas së cilës e jeton gjithë jetën e vet, transmeton Telegrafi.

Pasi që në vitin 1926 ka mësuar për fjalët që joga është e thjeshtë dhe nuk i nevojitet një dame, edhe më shumë ka qenë e motivuar që ta mësojë, ndërkaq tani dijen e vet e përhap në gjithë botën.

Çdo gjë është e mundshme

Ta jetosh jetën pozitivisht për Tao do të thotë kështu: “Çdo gjë është e mundshme. Asgjë nuk është e pamundur. Kur zgjoheni çdo mëngjes, thoni vetes ‘kjo do të jetë dita më e mirë në jetën time’ dhe vërtet mendoni ashtu. Dhe, do të jetë”, thotë ajo.

Pasi që e ka njohur “shpirtin e vet binjak”, dr. Terry Kennedy, këta të dy janë bërë të pandashëm në botën e jogës.

Si përfaqësuese e fushatës së re për forcimin e femrave, thonë që qëllimi i saj do të nxisë femrat që të gjejnë forcën e njëra-tjetrës, që bashkërisht të stërvitin dhe bashkë të krijojnë potencialin e pakufizuar të tyre.

“Të vetme jemi të fuqishme, por bashkë mund të përparojmë”, është motoja e fushatës, ndërkaq Tao dhe Terry janë shembulli më i mirë që vërtet çdo gjë mund të arrihet kur duam dhe kur qëndrojmë bashkë.

Në videon më poshtë shikoni se si Tao nga një vajzë kureshtare është ngritur në ikonë joge të botës.

/Telegrafi/