Telegrafi

Trajneri zviceran, Arno Rossini sulmon Xherdan Shaqirin: Nuk është një kampion, është vetëm një spektator

Trajneri zviceran, Arno Rossini ka kritikuar sulmuesin shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, për festimin e titullit të tyre të Ligës Premier këtë sezon.

Ylli nga Kosova ka bërë vetëm dhjetë paraqitje për Reds, duke filluar vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat dhe duke shënuar vetëm një gol kundër Evertonit në derbin Merseyside.

Rossini, i cili më parë ka menaxhuar klube si Sion dhe Locarno ka kritikuar yllin e reprezentacionit zviceran, duke e cilësuar vetëm si spektator dhe jo kampion.

Lexo po ashtu Fotografia e Telegrafit, lajm në mediat ndërkombëtare - Shaqiri reagon ndaj shtypit zviceran: Këtu e keni fotografinë për ballinë

“Xherdani nuk është kampion. Ne sigurisht nuk mund të themi se ai la gjurmë me ekipet me të cilat fitoi. Jo me ekipet e mëdha të paktën”, ka thënë fillimisht Rossini për Tio.

“Ai ishte protagonisti në Basel, por sigurisht jo te Bayerni apo Liverpool”.

“Le të themi se me kalimin e viteve ai shpesh ka ndjekur lojërat e ekipeve të tij si spektator, duke u ulur në vendet më të mira. Dhe miliona janë paguar gjithashtu për të”, përfundoi trajneri zviceran. /Telegrafi/