Telegrafi

Trajneri i Wolves, Espirito Santo: Meritan Shabani ka pësuar lëndim të rëndë

Mertian Shabani pritet të mungojë gjatë dhe këtë e ka konfirmuar trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo.

Lojtari pësoi dëmtim të mërkurën në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Reading.

20-vjeçari nënshkroi për klubin anglez nga Bayern Munich gjatë kësaj verës.

“Shabani fatkeqësisht pati një dëmtim të rëndë në gju, kështu që ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë”.

“Është lëndim në ligamente. Është një dëmtim i fortë, por ai është një djalë i ri dhe një djalë i fortë dhe do të kthehet më i fortë”, ka thënë Santo. /Telegrafi/