Vërshëllima përfundimtare e arbitrit Mazzoleni në “Loro Boriçi” është përjetuar në mënyra të ndryshme në fushën e lojës dhe në tribuna.
Nga njëra ana lojtarët dhe stafi i Vllaznisë kanë shpërthyer në festë, duke u përqafuar në fushë, ndërsa trajneri Armando Cungu ka hequr këmishën për të festuar para ultrasve kuqeblu këtë mbijetesë të ethshme.
Nga ana tjetër, lojtarët bardheblu janë shtrirë në tokë të dërrmuar dhe shumë prej tyre nuk kanë mbajtur lotët për këtë ditë historike në aspektin negativ, të ndërgjegjshëm se tashmë do të kujtohen si ata që nuk arritën të mbanin Tiranën në elitën e futbollit shqiptar.
Vllaznia dhe Tirana kanë barazuar pa gola dhe kjo ka bërë që tiranasit vitin e ardhshëm të mos luajnë në Superligën shqiptare. /panoramasport/