Site icon Telegrafi

Trajneri i vitit në botë ia kishte parë sherrin Ishujve Faroe, që u mposht nga Kosova

Trajneri i vitit në botë ia kishte parë sherrin Ishujve Faroe, që u mposht nga Kosova

Claudio Ranieri është trajneri i vitit në botë pasi me një ekip modest si Leicester sivjet ka arritur ta fitojë Ligën Premier.

Por, ai ia kishte parë sherrin përfaqësueses së Ishujve Faroe, e cila sonte u mposht 2:0 nga Kosova.

Më 15 nëntor 2014, Ranieri, që asokohe ishte trajner i përfaqësueses së Greqisë, kishte humbur nga Ishujt Faroe 0:1, në ndeshjen e zhvilluar në Athinë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian i cili do të fillojë javën e ardhshme në Francë.

Disa orë pas kësaj humbjeje ai kishte dhënë dorëheqjen, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version