Site icon Telegrafi

Trajneri i Ulpianës, Tetova: Kam rezerva për disa lojtarë, rezultati i shkoi përshtatë lojës

Ulpiana ka arritur të marrë një barazim të madh ndaj Prishtinës (1-1) si mysafir në “Fadil Vokrri”. 

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova ka komentuar ndeshjen në përgjithësi, duke thënë se ka rezerva për disa lojtarë të tij.

“Ndeshja shfaqi dy pjesë të ndryshme, në pjesën e parë po luanim në mbrojtje por shfrytëzuam thellësinë e Rezit, pavarësisht që ishte devijim. Për pjesën e dytë, disa ekuilibra sidomos të mesfushës, filluan të çalonin”.

“Kam disa rezerva për disa lojtarë, por megjithatë loja ishte e pëlqyeshme dhe rezultati i shkoi përshtat lojës”.

“Patjetër që do të ketë ndryshime në ndeshjen e ardhshëm, kontigjenti i ekipit është i vogël por do të ketë freski në takimin e ardhshëm”, ka thënë Edlir Tetova. /Telegrafi/

Exit mobile version