Ulpiana është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur Malishevën 2-1 në udhëtim, në kuadër të xhiros së 10-të.
Pas ndeshjes është prononcuar trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, i cili u shpreh i kënaqur me fitoren.
“Jam i lumtur me këtë fitore, kishim vështirësi ku i lejuam kundërshtarit hapësirë por në fund fituam”.
“Atëherë, pas disfatës së madhe kemi punuar në anën psikologjike me lojtarët dhe reagimi i tyre ishte në fushën e lojës, kështu që i përgëzojë djemtë”.
“Përbërja e lojtarëve është problem për ne, jemi të detyruar që të luajmë me lojtarët e njëjtë. Kishim mungesa të Egzonit (Qerimiti) dhe Kastriotit (Rapuca), të cilët ishin me kartonë. Avash-avash dhe hap pas hapi do kërkojmë fitoret në shtëpi”, ka thënë Edlir Tetova për Art Sport.
Ulpiana gjendet në vendin e parafundit në tabelë me 10 pikë. /Telegrafi/