Telegrafi

Trajneri i Trepçës ’89 thotë se nuk janë dorëzuar në luftën për mbijetesë

Trepça ’89 pësoi humbje 1-0 në udhëtim te Ferizaj, duke rrezikuar kështu qëndrimin në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Idrizi ka thënë se ata nuk janë dorëzuar në garën për mbijetesë dhe do të luftojnë deri në fund, derisa kanë mbetur edhe dy xhiro.

“Mungesat ndikuan shumë në këtë ndeshje. U përgatitëm gjatë gjithë javës për të goditur me kundërsulme kundërshtarin”, ka deklaruar ai për ArtSport.

Lexo po ashtu Ferizaj fiton duelin direkt për mbijetesë me Trepçën '89

“Patëm disa gjysmëraste të cilat nuk i shfrytëzuam, ndërsa pësuam gol, i cili ka mundur të evitohet. Ende nuk ka përfunduar asgjë”.

“Janë edhe dy ndeshje dhe do të mundohemi të marrim maksimumin. Në ndeshjen ndaj Dukagjinit do të shkojmë pa kalkulime dhe vetëm për fitore”.

Lexo po ashtu Panadic thotë se i pëlqeu disiplina e lojtarëve të Ferizajt

“Do të jetë e vështirë, por presim kthimin e Ahmet Halitit që të jemi më të kompletuar në fazën defensive, pasi për Ardian Mujën kampionati ka përfunduar”.

“Por, të paktën të jemi më të kompletuar për sot për të luftuar deri në fund për mbijetesë”, ka deklaruar më tej Idrizi. /Telegrafi/