Trepça ’89 pësoi humbje 2-1 në shtëpi ndaj Llapit në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Mitrovica me këtë humbje ka rrezikuar mjaft shumë qëndrimin në elitën e futbollit kosovar, pasi larg nuk qëndrojnë Drenica e Arbëria.
Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Idrizi ka thënë se ata ishin përgatitur mirë për këtë sfidë, mirëpo kishin pakujdesi.
“Jena përgatit maksimalisht kundër Llapit, të them të drejtën pjesën e parë ke diçka krejt ndryshe, po na ndodhë shpesh”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.
“Në pjesën e dytë një pakujdesi apo një nervozizëm të lojtarët tonë dhe unë mendoj që kjo ndikoi tek humbja”.
“Një sulmues tipik është duke na munguar, ne po dalim para portës po krijojmë raste të shumta”, shtoi Idrizi. /Telegrafi/