Telegrafi

Trajneri i Trepçës ’89, Idrizi: Skuadra do ta arrijë objektivin

Trajneri i Trepça ’89, Shpëtim Idrizi, e ka komentuar ndeshjen e të dielës kundër Dritës në “Riza Lushta”, të cilën të zgjedhurit e tij e humbën me rezultat 0-2.

Duke folur pas takimit, ai është shprehur i pakënaqur edhe me ndarjen e drejtësisë dhe jo vetëm më qasjen e lojtarëve të tij në këtë sfidë.

Në një prononcim për SuperSport pas ndeshjes, Idrizi ka pranuar se kishin përballë një skuadër të fortë, megjithatë ekipi i tij u përpoq të krijonte mundësi shënimi.

Lexo po ashtu Drita nënshtron Trepçën ’89 dhe pozicionohet në krye

“Referimi nuk ishte real” – theksoi trajneri duke shtuar se pati edhe efekt psikik te futbollistët, por këtu mund te ketë ndikuar edhe goli i hershëm i mysafirëve.

Ai është zotuar se skuadra e tij do ta arrijë objektivin, porse ka ritheksuar se ndarja e drejtësisë ishte faktor i rëndësishëm në humbjen e ‘Minatorëve’.

Trepça ’89 që aktualisht pozicionohet në zonën e rrezikut, në xhiron e radhës udhëton në Suharekë, ku luan kundër Ballkanit. /Telegrafi/