Telegrafi

Trajneri i Trepçës ’89, Idrizi: Shfrytëzuam gabimet e Llapit, reaguam mirë pas humbjes në ndeshjen e parë

Trepça ’89 e ka shënuar fitoren e parë në kampionat, duke e mposhtur Llapit me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi sulmuesi Arb Manaj në minutën e 38-të pas një asistimi të bukur nga Muharrem Jashari.

Pas ndeshjes, trajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi, u nda i kënaqur me skuadrën e tij.

“Duke e marrë parasysh ndeshjen e parë ndaj Arbërisë, mendoj se ekipi reagoj shumë mirë kundër një Llapit i cili është superior, ku tregoj shumë kualitet dhe shumë cilësi”.

“Por, pavarësisht asaj, ekipi jonë diti t’i shfrytëzoi shumë mirë gabimet e Llapit dhe mendoj që me plotë meritë arritëm t’i marrim tri pikë shumë të rëndësishme”, ka thënë Idrizi për ‘Art Sport’.

Trepça ’89 tashmë zë vendin e gjashtë me tri pikë të mbledhura në dy ndeshje. /Telegrafi/