Site icon Telegrafi

Trajneri i Trepçës ’89, Idrizi: Ndeshjen e humbën në pjesën e parë

(Foto: Screenshot/SuperSport)

Besa e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-1, duke marr fitoren e parë në kampionat.  

Besa e krijoi avantazh ne pjesën e parë prej 2-0, ndërsa krejt çka bëri Trepça ’89 ishte të shënonin golin e nderit për 2-1.

Pas ndeshjes trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi ishte i pakënaqur teksa tha disa fjalë edhe për Besën.

“Mendoj se epilogu i takimit u mbyll qysh në pjesën e parë, ku pikërisht i pranuam dy gola të cilat nuk na lejuan të gjendeshim mirë në pjesën e dytë, pjesa e dytë ishte më ndryshe por ky është futbolli i humbëm tre pikë shumë të rëndësishme”, ka thënë fillimisht Idrizi.

Tutje, shefi i shtabit teknik të Trepçës ’89 tregoi se edhe ku ishte defekti i skuadrës së tij në këtë takim.

Lexo po ashtu Besa merr fitoren e parë në Superligë, mposht Trepçën ’89

“Vetë fakti që pranuam dy gola që thënë të drejtën nuk guxojmë të pranojmë këso golash. E kam cekur edhe vetë që pjesa më e rëndësishme është mbrojtja por sot në nivel nuk ishte edhe qendra e mesfushës dhe pastaj edhe humbëm” deklaroi ai./Telegrafi/

Exit mobile version