Telegrafi

Trajneri i Trepçës ’89, Idrizi: Merituam fitoren, nuk arritëm të realizojmë

Trepça ’89 ka luajtur baras me SC Gjilanin (0-0) në udhëtim në kuadër të xhiros së shtatë.

Gjatë gjithë ndeshjes skuadra mitrovicase ishte më e mirë duke krijuar raste të shumta në këtë përballje.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i ekipit mitrovicas, Shpëtim Idrizi.

“Sot na ka munguar fati sikurse ndeshjet tjera. Po krijojmë shumë raste por nuk po arrijmë të realizojmë”.

“Sulmuesi afrikan, Bismark, është më i miri në Superligë dhe këtë do ta vërtetojë në ndeshjet që do të shfaqen në vazhdim”, ka thënë Idrizi për ‘Art Sport’.

Lexo po ashtu Ndihmëstrajneri i Gjilanit, Hyseni: Nuk luajtëm mirë, derbi ndaj Dritës na kishte lodhur

Gjilani pas shtatë xhirove ka grumbulluar 10 pikë duke u pozicionuar ne vendin e pestë, ndërsa Trepça ’89 ka mbledhur 8 pikë dhe zë vendin e gjashtë. /Telegrafi/