Trepça ’89 ka luajtur baras me SC Gjilanin (0-0) në udhëtim në kuadër të xhiros së shtatë.
Gjatë gjithë ndeshjes skuadra mitrovicase ishte më e mirë duke krijuar raste të shumta në këtë përballje.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i ekipit mitrovicas, Shpëtim Idrizi.
“Sot na ka munguar fati sikurse ndeshjet tjera. Po krijojmë shumë raste por nuk po arrijmë të realizojmë”.
“Sulmuesi afrikan, Bismark, është më i miri në Superligë dhe këtë do ta vërtetojë në ndeshjet që do të shfaqen në vazhdim”, ka thënë Idrizi për ‘Art Sport’.
Gjilani pas shtatë xhirove ka grumbulluar 10 pikë duke u pozicionuar ne vendin e pestë, ndërsa Trepça ’89 ka mbledhur 8 pikë dhe zë vendin e gjashtë. /Telegrafi/