Në Mitrovicë, Trepça ’89 bëri befasinë e madhe duke triumfuar ndaj Prishtinës me rezultat 1-0.
Arbnor Muja shënoi nga penalltia për skuadrën e Shpëtim Idrizit, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve.
Pas fitores ndaj Prishtinës është deklaruar trajneri i skuadrës së Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi.
“Ishte një lojë me dy pjesë. Në pjesën e parë Prishtina ishte superiore, kurse në pjesën e dytë ne reaguam shumë mirë ku falë angazhimit arritëm një fitore të madhe”.
“E rëndësishme është që kemi një mbrojtje të mirë ku që dy ndeshje nuk pësojmë gol dhe mendoj që ky është çelësi i suksesit”, ka thënë Idrizi për “Art Sport”. /Telegrafi/