Site icon Telegrafi

Trajneri i Tre Penne, Ceci: Gjilani vjen pas një forme të shkëlqyer në kampionatin e tyre

Trajneri i Tre Penne, Stefano Ceci, ka mbajtur konferencë para ndeshjes me Gjilanin në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Trajneri italian e vlerësoi lartë Gjilanin, ndërsa tregoi se është shumë i informuar për këtë skuadër.

Ai nënvizoi faktin që Gjilani e humbi titullin kampion vetëm si pasojë e ndeshjeve direkte me Dritën.

“Ne nuk kemi luajtur në stadiumin tonë për më shumë se një vit, për dallim me ekipin kundërshtar që ka zhvilluar ndeshje në kampionatin e tyre”.

“Ne jemi të përgatitur për këtë sfidë, teksa kemi marrë futbollistë enkas për këtë ndeshje. Ne duhet të jemi të avantazh dhe kemi mundësi të kualifikohemi pasi që është vetëm një ndeshje”.

“Kemi marrë informatat e duhura për skuadrën rivale dhe e dimë që ka regjistruar tetë fitore dhe dy barazime në dhjetë ndeshjet e fundit, teksa ishte ekipi që ka shënuar më së shumti gola në kampion dhe se titullin e kampionit e humbi vetëm për shkak të rezultateve nga ballafaqimet e drejtpërdrejta ndaj lideri, pasi që kishin pikë të barabarta”, ka thënë trajneri italian Ceci. /Telegrafi/

Exit mobile version