Site icon Telegrafi

Trajneri i Tottenhamit vendosi formacionin e paparë më parë kundër Chelseat, ‘Ange-ball’ është i çmendur

Trajneri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou përdori një formacion unik 0-7-1 pasi mbeti me nëntë lojtarë në ndeshjen e së hënës mbrëma kundër Chelseat.

Stadiumi i Londrës ishte dëshmitar i një derbi kaotik, por brilant të hënën në mbrëmje, teksa VAR-i doli sërish në qendër të vëmendjes në Ligën Premier.

Mikpritësit dukej se po iknin me të pasi Dejan Kulusevski hapi rezultatin brenda gjashtë minutave.

Megjithatë, goditja e pamatur e Cristian Romero ndaj Enzo Fernandez brenda zonës e ktheu lojën në kokë. Pasoi një rishikim të gjatë të i VAR-it, mbrojtësit iu dha karton i kuq dhe Cole Palmer barazoi shifrat nga penalltia.

Lexo po ashtu Pesë gola dhe dy kartonë të kuq: Chelsea fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

Spurs më pas mbeten me nëntë lojtarë pasi Destiny Udogie u largua gjithashtu me karton të kuq, pasi dy të verdhëve.

Por, ajo që ndodhi më pas do të ketë magjepsur tifozët e futbollit në mbarë botën, me skuadrën e Postecoglou që vendosi një formacion 0-7-1 për t’u mbrojtur mirë kundër Bluve.

Dukej se po funksiononte deri në minutën e 75-të, kur Nicolas Jackson e dërgoi topin në rrjetë pas një kundërsulmi të shpejtë të Chelseat.

Sulmuesi senegalez më pas shënoi edhe dy gola për t’i siguruar Bluve një fitore 1-4 dhe për të thyer përfundimisht vijën mbrojtëse të Spurs.

Rreshtimi i Postecoglou ka befasuar shumëkënd duke u bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version