Një pamje rrëqethëse është filmuar me kamerë amatore, ku shfaqet momenti kur trajneri i toreadorëve përfundon në mes brinjëve të dy demave gjigant që fillojnë ta tërheqin zvarrë.
Dy persona gjetën vetën “në vijën e rrezikut”, por njëri arrit t’i shpëtojë më të keqes, derisa kolegu i tij e pësoi kur dy dema e futën në mes dhe filluan t’ia ngulin brinjët në trup dhe ta tërheqin zvarrë, transmeton Telegrafi.
Por, është interesant se si viktima që ndihmohet nga kolegët e tij që mundohen t’i hutojnë demat, ngritët në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes pa ndonjë lëndim serioz.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Guizhoi Leishan, ku çdo vit mbahet festivali i demave. /Telegrafi/