Telegrafi

Trajneri i Swansea City ka besim të madh te Celina: Ai mund të luajë në shumë pozita në sulm

Trajneri i Swansea City, Steve Cooper, ka folur para ndeshjes me Barnsleyn që do të zhvillohet të shtunën.

Ai është pyetur edhe për Bersant Celinën, se a do të luajë në rolin e nr.10 apo në krahë.

“Unë mendoj se ai mund t’i bëjë të dy pozitat. Bersanti është një lojtar që mund të bëjë ndryshimin. Ai mund të krijojë dhe të shënojë”.

“Ndonjëherë ka ndeshje të caktuara ku ai mund ta luajë në gjerësi, por ka edhe nga ato më nga qendra”.

“Ndaj Preston ai lëvizi dhe ishte ndoshta lojtari ynë më i mirë në pjesën e dytë”.

“Ne do të përpiqemi të bëjmë çmos ta përdorim me mençuri, por ai me siguri është një profil i një nr. 10”, ka thënë trajneri Cooper. /Telegrafi/