Telegrafi

Trajneri i Suedisë flet për Ibrahimovicin e Zenelin: Nuk mund të vdes për ta

Suedia për herë të parë është grumbulluar pa yllin Zlatan Ibrahimovic, që u pensionua nga Kombëtarja, kurse javën e kaluar mori një tjetër goditje.

Arbër Zeneli i tha ‘Jo’ Suedisë U-21, dhe ‘Po’ Kosovës. Trajneri i Kombëtares A të Suedisë, Janne Anderson thekson se Zeneli ishte në planet e tij.

“Në pozitën në të cilën jam unë, largimi i tij është për të ardhur keq. Mënyra se si ne e kemi trajnuar, i përket një çështje e madhe, dhe po ashtu është një problem. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, ka deklaruar Anderson, shkruan ‘Expresen.se’, raporton Gazeta Olle.

Lexo po ashtu FIFA i ka dhënë Kosovës ‘dritën e gjelbër’ vetëm për 12 lojtarë!

“Ibrahimovic dhe Zeneli kanë shkuar. Lojtarët që kanë shkuar, kanë shkuar, unë duhet të punojë me këta që i kemi. Nuk mund të ulem, të dëshpërohem dhe të vdes për diçka që nuk mund ta kthejmë prapa”, shtoi Anderson.