Suedia për herë të parë është grumbulluar pa yllin Zlatan Ibrahimovic, që u pensionua nga Kombëtarja, kurse javën e kaluar mori një tjetër goditje.
Arbër Zeneli i tha ‘Jo’ Suedisë U-21, dhe ‘Po’ Kosovës. Trajneri i Kombëtares A të Suedisë, Janne Anderson thekson se Zeneli ishte në planet e tij.
“Në pozitën në të cilën jam unë, largimi i tij është për të ardhur keq. Mënyra se si ne e kemi trajnuar, i përket një çështje e madhe, dhe po ashtu është një problem. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, ka deklaruar Anderson, shkruan ‘Expresen.se’, raporton Gazeta Olle.
“Ibrahimovic dhe Zeneli kanë shkuar. Lojtarët që kanë shkuar, kanë shkuar, unë duhet të punojë me këta që i kemi. Nuk mund të ulem, të dëshpërohem dhe të vdes për diçka që nuk mund ta kthejmë prapa”, shtoi Anderson.