Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka treguar fizikun e tij mbresëlënës në një fotografo që besohet të jetë realizuar gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror në Katar.
Për ish-trajnerin e Barcelonës, ky është turneu i dytë i madh me La Roja, pasi e kualifikoi deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që u zhvillua me vonesë në verën e kaluar.
Para se të merrte përsipër përfaqësuesen spanjolle, 52-vjeçari kaloi tri sezone si trajner i Barcelonës, ku fitoi dy tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve.
Kanë kaluar 18 vjet qëkur ai është pensionuar nga futbolli aktiv duke e përfunduar karrierën si lojtar në Barcelonë në vitin 2004.
Megjithatë, gjykuar nga imazhi i shpërndarë në mediat sociale, ku ai shfaqet me pantallona të shkurtra dhe pa këmishë, duket qartë se ai është ende në formë të shkëlqyer.
Fotografia e Enriques është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka marrë reagime pozitive sidomos nga pjesa femërore e publikut, njofton The Sun.
“Ky është një mashkull i vërtetë. I pashëm, muskuloz”; “Unë jam pa fjalë“, “52 vjeç. Çfarë djaloshi” – janë disa nga komentet. /Telegrafi/