Telegrafi

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique flet për përballjen me Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Greqisë, ndërsa ka folur edhe për përballjen ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Enrique është pyetur nga gazetarët nëse do të pushojë dikë prej futbollistëve në ndeshjen me Kosovën, kjo pasi vetëm tri ditë pas takimit do të luhet finalja e Kupës së Mbretit.

Megjithatë, trajneri i kombëtares La Roja ka thënë se nuk do ta kursejë asnjërin dhe në çdo ndeshje do luajë me më të mirët.

Lexo po ashtu Bernard Challandes publikon listën për ndeshjet e Kosovës ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës

“Unë jam trajner i Spanjës dhe kjo është ajo në të cilën unë përqendrohem”, ka thënë fillimisht Enrique gjatë konferencës për shtyp.

“Nuk jam i interesuar për pjesën tjetër; më të mirët do të luajnë. Planet ndryshojnë. Unë kam bërë gjithçka në karrierën time. Do të shohim”.

Lexo po ashtu Prezantohen fanellat e reja të Përfaqësueses së Kosovës

“Jam i kënaqur me të gjithë. Unë e di se çfarë do të bëj [me pozicionin e portierit], por nuk dua që kjo të dihet”, përfundoi trajneri i Spanjës.

Ndryshe, Spanja do ta pres Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës më 31 mars në Sevilla. /Telegrafi/