Telegrafi

Trajneri i Sigal Prishtinës: Është dashur të fitojmë

Trajneri i Sigal Prishtinës, Jeronimo Sarin, fitoren ndaj Kumanovës e ka quajtur si të patjetërsueshme dhe të duhur për ekipin.

“Kemi luajtur ndaj një ekipi të fortë si Kumanova dhe është dashur të fitojmë për të shpresuar në fazën e ardhshme”, ka thënë Sarin për faqen zyrtare të BIBL.

“Kemi treguar lojë të mirë në përgjithësi, me mbrojtje agresive dhe ia arritëm qëllimit,” ka thënë ndër të tjera ai, transmeton Borozani.

Lexo po ashtu Prishtina e deklason Kumanovën

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e parë në BIBL këtë stinor pas dy disfatave në fillim të stinorit.

Bardhekaltërit janë kampionë aktual dhe të dyfishtë të kësaj lige.