Site icon Telegrafi

Trajneri serb e mbron Ajetin, por ka disa këshilla për të

Arlind Ajeti ka bërë një gabim të rëndë në debutimin e tij në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë në tentim për t’ia kthyer topin portierit, e asistoi sulmuesin kundërshtar që shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Por në fund të ndeshjes me Empolin, trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic ka mbrojtur Ajetin edhe pse për të ka disa këshilla.

“Nuk jam zemëruar me Ajetin. Atij i vije keq për atë që ndodhi në fushë”.

“E këshillova që kur ta sheh një fushë në kësi gjendje duhet të pasojë më fortë ose të ngre topin lartë dhe ta largojë atë. Futbollistët duhet ta dinë atë”.

“Arlindi u paraqit mirë. Më vije keq për atë naivitet që tregoi por në përgjithësi pati paraqitje të mirë”, deklaroi trajneri i Torinos. /Telegrafi/

Exit mobile version