Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka vënë në pikëpyetje arsyen prapa shitjes së sulmuesit Edin Dzeko te Chelea.
Boshnjaku është transferuar te Chelsea dhe pritet të jetë qysh në ndeshjet e ardhshme i pranishëm për skuarën londineze.
Di Francesco duket se është ndarë shumë i pakënaqur me largimin e Dzekos, lojtarit të tij të preferuar.
“Ajo që ka rëndësi është klubi. Shpresat e mia janë relative. Nëse ata e shesin, atëherë duhet të kenë arsye të forta, të cilat do të mi sqarojnë një ditë”.
“A e urrej tregun e transferimeve? Varet. Nëse dikush vjen, mirë, përndryshe jo”.
“Schick i ka disa karakteristika të tij bashkë me Defrelin. Por, është ende herët të flasim për këtë”, u shpreh Di Francesco.
Si për ironi, Roma barazoi 1-1 ndaj Sampdorias në udhëtim. /Telegrafi/